Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha për “VOA”: Reforma në drejtësi sipas “Venecias”, i gatshëm të hetohem i pari

Basha për “VOA”: Reforma në drejtësi sipas “Venecias”, i gatshëm të hetohem i pari
March 18
18:26 2016

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi sërish se reforma në drejtësi duhet të bëhet në përputhje me kërkesat e Komisionit të Venecias.

Në intervistën e sotme për “Zërin e Amerikës”, Basha tha se drejtësia duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe jo politikës. Teksa theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi në përputhje me propozimet e Komisionit të Venecias, Basha bëri me dije se mazhoranca ka rënë dakord të ulet në tryezën politike.

“Nën presionin e aleatëve tanë duket se mazhoranca ka reflektuar për të nisur negociatat për reformën sipas “Venecias”. Nëse ky vullnet zbatohet, atëherë ne mundemi të besojmë se do të kemi një reformë”, – tha Basha.

Sa i takon ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, kreu i opozitës theksoi se PD qëndron e palëkundur në mendimin se BKH duhet të jetë në varësi të prokurorisë. “Ne do të mbështesim hetimin e çdo akuze për korrupsion, duke filluar nga unë i pari”, – tha ai.

Komento
Shperndaje