Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha pas letrës së qytetarit: PD, financuese e arsimit të lartë për fëmijët e shqiptarëve

Basha pas letrës së qytetarit: PD, financuese e arsimit të lartë për fëmijët e shqiptarëve
August 05
15:44 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetin social Facebook, pas letrës së një qytetari dixhital nga Shkodra që nuk mund t’i dërgojë dot fëmijët në shkollë për shkak të tarifave të larta.

“Në këtë vit shkollor, të dy fëmijët e mi bëhen studentë dhe në bazë të notave të marra – njëri e ka mesataren 9.92, kurse tjetri mbi 9 – shpresoj që t’u dalë e drejta e studimit në degë të mira në fakultet. Por shqetësimi im qëndron diku tjetër.

Në bazë të ligjit për arsimin e lartë, të dy fëmijët e mi duhet të paguajnë një tarifë shkollimi që shkon afërsisht nga pesëqind në një milion lekë të vjetra. Por unë jam një familje me ndihmë ekonomike, i papunë, përkohësisht gjendem në një pozicion të vështirë ekonomik dhe e kam pothuajse të pamundur që fëmijët e mi të paguajnë qoftë edhe tarifën e shkollimit, e cila i kalon mundësitë e mia ekonomike.

Ju lutem, a mund të planifikoni ose të sugjeroni ndonjë ligj apo VKM, i cili të na lehtësojë sadopak këtë barrë të pamundur ekonomike?”- shkruan ndër të tjera qytetari, përcjell Blitz.al.

Në përgjigje të kësaj letre, kreu i opozitës siguron se PD “do t’u nxjerrë bojën të gjithave llogjeve alla Rama”. “Partia Demokratike do të financojë arsimin e lartë për të gjithë fëmijët e shqiptarëve dhe me lehtësira të posaçme për kategoritë në shtrëngesë ekonomike. Projektligji i ri i arsimit të lartë është në përfundim dhe do të jetë ndër të parët që do të miratohen nga mazhoranca e re. ‪#‎Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, – shprehet Basha. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje