Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Ndërkombëtarët, rol rekomandues. Nesër votojmë propozimin hibrid

Basha: Ndërkombëtarët, rol rekomandues. Nesër votojmë propozimin hibrid
July 20
14:38 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë urgjente për median dhe  ka bërë publik lajmin se më në fund është arritur zgjidhja për dy çështjet e mbetura pezull. Roli i ndërkombëtarëve në procesin e vetingut do të jetë rekomandues.

“Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët europianë dhe amerikanë dhe jam para jush për të ndarë lajmin e mirë. Pas komunikimit të fundit të rakorduar nga komisionari Hahn, roli i ndërkombëtarëve do të jetë rekomandues, vendimmarrja mbetet në duart e kushtetutës shqiptare. Nuk do të përjashtohet asnjë qytetar nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve, por vetëm mbi bazën e fakteve dhe provave. Konkludimi i këtyre dy çështjeve të lëna si litarë jashtë në negociatat e së hënës është edhe konkludimi i betejës së PD-së”,-ka thënë Basha

Kreu i PD-së ka bërë me dije se opozita nesër do të bashkojë votat me mazhorancën dhe do të votojë Reformën në Drejtësi tashmë që janë zgjidhur çështjet për të cilat nuk arrihej konsensusi.

Komento
Shperndaje