Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha me fermerët në Divjakë: “Ejani bllokoni Kryeminisrinë, të hedhim Ramën në kanal jo djersën tuaj”

Basha me fermerët në Divjakë: “Ejani bllokoni Kryeminisrinë, të hedhim Ramën në kanal jo djersën tuaj”
February 06
12:40 2018

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvillua sot një vizitë në Divjakë ku ka inkurajuar fermerët që të protestojnë para kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveria. Basha po takohet në Divjake me fermerë, të cilët u shprehën të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre.

Fermeret e Divjakës u shprehën se janë mashtruar në fushatë nga kryeministri Rama.

“Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”- u shprehen fermerët e Divjakës, të cilën thanë se po konkurrohen padrejtësisht nga prodhimet e importit.

Ata i thanë Bashës se do t’i hedhin në lume prodhimet e tyre, por kreu i opozitës i nxiti që, në vend të çojnë dëm djersën e tyre, të vijnë në Tiranë, të bllokojnë kryeministrinë. “Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”- u tha Basha, fermerëve.

Kryetari i PD shprehu bindjen se një qeveri që është vënë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin, nuk do t’u shërbejë qytetarëve.

Basha tha se me programin e PD-s për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurrojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht. /Blitz.al/ 

 

 

Shperndaje