Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha mbledh grupin parlamentar pas takimit me Ramën: Vlahutin e pozicionuar në një krah politik

Basha mbledh grupin parlamentar pas takimit me Ramën: Vlahutin e pozicionuar në një krah politik
June 07
11:37 2016

Pas takimit të djeshëm me kryeministrin Edi Rama, kreu i PD-së ka mbledhur grupin parlamentar. Mësohet se në mbledhjen e sotme nuk kanë munguar debatet e shumta mes deputetëve. Në fjalën e tij, kryedemokrati Basha u shpreh se PD këmbëngul për drejtësi të pa kapur politikisht.

Ai bëri me dije se debate i një dite më parë me Ramën u përqendrua tek “vendet e rezervuara”, teksa akuzoi Ramën se mashtron.

“Ne i kemi sqaruar ndërkombëtarët se jemi për një draft bazuar në rekomandimet e Venecias dhe që mbron drejtësinë nga kapja politike. E kemi sqaruar Nuland për këtë qëndrim. Deklalara e Mogherinit është shkruar në Tiranë.”, u shpreh ai. Sipas Bashës, ambasadorja Vlahutin është e pozicionuar në një krah politik.

Në përfundim të mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha tha se dje opozita votoi reformën për çdo shqiptar.

Burimi: News 24

Etiketimet
Shperndaje