Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha mbledh grupin e PD-së dhe merr vendimin, ja kur do të nisë protesta e madhe e opozitës

Basha mbledh grupin e PD-së dhe merr vendimin, ja kur do të nisë protesta e madhe e opozitës
January 09
14:13 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur deputetët e grupit parlamentar për të marrë vendimin që protesta e opozitës të nisë më datë 27 janar, përpara Kryeministrisë.

Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë dhe kanë dalë në përfundimin e mësipërm. Këtyre protestave do t’i bashkohet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.  Kryetarja Monika Kryemadhi mblodhi sot kryetarët e rretheve dhe u kërkoi mobilizim të gjithanshëm. Grupi parlamentar i PD-së vendosi të marrë pjese në seancën e parë parlamentare.

Kujtojmë se seanca e fundit për vitin 2017 ishte ajo e 18 dhjetorit, datë në të cilën u zgjodh edhe Kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku. Seanca u shoqërua me incidente të mëdha brenda sallës, por edhe jashtë saj me protestë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje