Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha mbledh drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve

Basha mbledh drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve
March 29
17:59 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në një mbledhje urgjente drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve të PD-së. Mbledhja, e cila vjen në kuadër të hartimit të programit, është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura. Mendohet që temë diskutimi është edhe aksioni opozitar pas ngjarjeve të ndodhura përgjatë ditëve të fundit.

Në mbledhjen e djeshme të kryesisë dhe grupit parlamentar u vendos krijimi i një aleance të gjerë me qytetarët në Tiranë, për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojërave. Gjithashtu u paralajmërua edhe zhvillimi së afërmi i një proteste në rang kombëtar mbi të gjitha problematikat e ngritura nga PD.

Komento
Etiketimet
Shperndaje