Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Koalicioni ynë për zgjedhje të lira, do zgjerohet

Basha: Koalicioni ynë për zgjedhje të lira, do zgjerohet
August 02
13:01 2016

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se dy reformat, ajo e dekriminalizimit dhe reforma në drejtësi sollën çmontimin e qeverisjes me krimin. Ai vlerësoi rolin e PD-së për realizimin e dy reformave. “Ne luftuam për reformën dhe ia arritëm. Opozita i fitoi të gjitha betejat, ndaj mbetet shpresa për qytetarët e këtij vendi.”, është shprehur ndër të tjera Basha, përcjell Blitz.al.

Ai propozoi krijimin e një qeverie teknike me bashkëpunim që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, vitin e ardhshëm në Shqipëri.

“Po bëjnë gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve. Me asnjë çmim nuk do të lejojmë prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Ndaj dua të përsëris sot kushtin tonë se për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duhet një qeveri teknike si garanci për mosprishjen dhe mosdhunimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri”- theksoi kreu i PD-së. /Blitz.al/

Komento