Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha kërkon informacion për të shoqëruarit në polici, mbledhje urgjente në orën 19:00

Basha kërkon informacion për të shoqëruarit në polici, mbledhje urgjente në orën 19:00
March 28
15:19 2016

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ishte gjatë pasdites në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kërkoi informacion lidhur me personat e shoqëruar pas protestës. Mësohet se ai nuk ka mundur të takojë deputetët e shoqëruar, kreun e PD-së në Njësinë Nr. 5 në kryeqytet dhe dhjetëra të rinj që u shoqëruan.

Kryedemokrati ka mundur të takohet vetëm me prokurorin e gatshëm Shpëtim Kurti, i cili ndodhej në Drejtorinë e Policisë për mbikëqyrjen e hetimeve. Mësohet se Basha ka kërkuar zhvillimin e një mbledhjeje urgjente me kryesinë dhe grupin parlamentar, e cila pritet të nisë në orën 19:00 në selinë e PD-së.

Etiketimet
Shperndaje