Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha u premton të rinjve të Vorës ulje të papunësisë

Basha u  premton të rinjve të Vorës ulje të papunësisë
May 01
16:31 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me të rinjtë e Vorës tha se papunësia te të rinjtë llogaritet rreth 40%. Nisur nga ky fakt, ai theksoi se PD do të mbështesë kompanitë që punësojnë të rinjtë.

“Ne do të ftojmë kompanitë më të mëdha të botës, do të financojmë ekspertët e tyre më të mirë për të orientuar degët e veçanta të teknologjisë së informacionit, degë të mësimdhënies dhe përgatitjes së kuadrove më të aftë, në mënyrë që ata të shërbejnë në parqe teknologjike që do të hapin këtu në Shqipëri. Natyrisht, jo në kushtet e Shqipërisë së Shullazit, jo në kushtet e Shqipërisë së Arben Ahmetajt e të Edi Ramës e Ilir Metës, por në kushtet e një Shqipërie që ofron regjimin më të favorshëm fiskal, sigurinë për të investuar, në kushtet e një qeverisjeje që subvencionon për çdo vend pune të ri që hapet për të rinjtë dhe të rejat shqiptare”, – ka thënë ai.

Sa i përket arsimimit, sipas  Bashës, tarifat do të ulen përmes bashkëfinancimit direkt për çdo student nga buxheti.

Komento
Etiketimet
Shperndaje