Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Ja si do ta pengojmë Ramën e Tahirin të emërojnë kryeprokurorin e ri

November 24
13:57 2017

Qëndrimin e tij për të mos lejuar kryeministrin Edi Rama të emërojë një Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm siç sugjerojnë OPDAT dhe Euralis, kryedemokrati Lulzim Basha e bëri të ditur që dje, por sot ai sqaroi detaje në lidhje me aksionin që do ndërmarrë opozita.

“Qëndrimi është i qartë, kryeprokurorin s’e emëron dot Saimiri dhe Dako, e miqtë e tyre në parlament. Ne kemi një plan të plotë veprimi për ta parandaluar në mënyrë ligjore. Një gjë është e sigurt, s’do ta pranojmë kurrë që kryeprokurorin ta emërojë Tahiri, Rama e Agron Xhafaj. Nuk do të pranojmë kurrë që kryeprokurori të emërohet nga subjektet e hetimit”, – tha Basha.  /Blitz.al/

Shperndaje