Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha i kthen përgjigje Ramës për letrën…

Basha i kthen përgjigje Ramës për letrën…
March 31
12:36 2016

I pyetur nga gazetarët nëse e kishte lexuar letrën e kryeministrit Rama, kryetari i PD-së, Basha është përgjigjur se nuk e ka lexuar letrën, pasi siç funksionon zakonisht në Shqipëri, letrat formale të zyrtarëve të lartë bëhen njëherë publike, më pas arrijnë në destinacion. Por megjithatë, ky i fundit është shprehur se sapo ta lexojë letrën do të konsultohet me këshilluesit e tij politikë dhe më pas do të ketë një përgjigje me një letër publike, meqë edhe Rama preferoi ta zhvillonte kështu.

Pas kësaj, Basha ka folur kundër arrestimit të disa prej protestuesve te parku i liqenit. Ai tha se ata protestues janë heronjtë që i dhanë emër, fytyrë dhe shpresë aspiratës së qytetarëve për një qeverisje llogaridhënëse që nuk dhunon ata që ngrihen në mënyrë qytetare. Këta njerëz që kanë protestuar janë ligji dhe kushtetuta në betejë me ligjin që derdh betonin dhe babëzinë në zemër të parkut, – tha Basha.

Basha gjithashtu shtoi se edhe kur qeveria degjeneron në oligarki lidhur me ligjin, shqiptarët e kanë forcën për të mbetur europianë dhe për të kërkuar shtet europian.  Kryetari i PD-së tha se janë më të vendosur se kurrë për t’i shkuar deri në fund dhe i ftoi të gjithë të bashkohen në protesta, sepse, sipas tij, kjo është luftë për të nesërmen europiane, pavarësisht bindjeve politike.

Etiketimet
Shperndaje