Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha flet për grabitjen në Rinas: Ka fakte tronditëse të lidhjeve qeveritare

Basha flet për grabitjen në Rinas: Ka fakte tronditëse të lidhjeve qeveritare
April 11
18:05 2019

Kryetari i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se ka lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin dhe se qeverisja del zbuluar për lidhje me elementë kriminalë.

Basha u shpreh se Rama dhe qeveria e tij ka dështuar totalisht me koncesionet si në Rinas dhe në mbarë Shqipërinë, e se kompania kineze ishte dështim. Ai përmendi emra të lidhjeve qeveritare me krimin dhe tha se grabitja, sipas tij, është bërë me mbështetje qeveritare.

Për grabitjen ngrihen disa pyetje. Pse aksionerët e Aeroportit nuk vepruan, të lidhur ngushtë me Ramën dhe Belinda Ballukun, e me George Riforamton? Pse bandat grabitën prapë? Pse pas përplasjes me policinë, grabitësit u larguan? A janë 10 milionë eurot e vjedhura në dorën e bandës akoma?

A janë shteti dhe organet e rendit përgjegjës vetëm për paaftësi apo kemi të bëjmë me bashkëpunim dhe grabitje të segmenteve të strukturave shtetërore? Këta lidhje janë njësoj si bashkëpunimi shtetëror në trafikun e drogës. Kemi pra struktura direkt bashkëpunuese në grabitje? Shteti i Ramës është i përlyer me vjedhjen, me krimin.

Kishte nxitim për të mbuluar aferën. Nxjerrja e ushtrisë në aeroport u bë jashtë ligjit. Tjetër krim kushtetues ky. Drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk heton krimin e tmerrshëm. Kjo qeveri dhe ky kryeministër e grabisin çdo ditë këtë vend me forma të ndryshme. Ky është shkatërrim total i sigurisë totale. Autorët të dalin para drejtësisë. Çlirimi i vendit nga qeverisja e përlyer me krimin është emergjencë e çdo shqiptari patriot e të ndershëm”, tha Basha.

Burimi:Balkanweb

Komento
Shperndaje