Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Fati i parlamentit varet nga mazhoranca, Rama duhet të zgjedhë

Basha: Fati i parlamentit varet nga mazhoranca, Rama duhet të zgjedhë
April 06
09:27 2016

Kryetari i Partisë Demokratike ka paralajmëruar bojkot të parlamentit nëse nuk merren në konsideratë kërkesat e opozitës.

“Dhunimi i rendit kushtetues do të thotë që vendi është në xhungël, s’ka më dallim mes policit dhe banditit, kryeministrit dhe kriminelit e anasjelltas”, tha Basha për mediat. Ai theksoi se qeveria ka katër javë që refuzon zbatimin e vendimit të gjykatës kushtutese.

Kryedemokrati foli edhe për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt, duke shprehur se dita e nesërme është një tjetër mundësi për t’i dhënë fund dhunimit të rendit kushtetues.

Basha theksoi se fati i funksionimit të parlamentit varet nga hapat që do të hidhen.

“Ne do t’i përmbahemi kërkesës sonë për zbatimin e amendamentit tonë që përmbush kushtet, funksionimin e komisioneve hetimore, heqja e pranisë së deputetit që ka plagosur qytetarët me armë pa leje, këtu s’bëhet fjalë për një emër por për një parim.”, u shpreh ai.