Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Është thelluar rënia ekonomike. Do t’u kthejmë shqiptarëve 1 mld euro çdo vit

Basha: Është thelluar rënia ekonomike. Do t’u kthejmë shqiptarëve 1 mld euro çdo vit
April 16
14:46 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për rënien e besimit të biznesit dhe konsumatorëve në nivele rekord. Sipas tij, shkak i kësaj situate dramatike janë bërë kryeministri dhe oborri i tij që, mendojnë për vete duke varfëruar shqiptarët.

Më tej, Basha premton se PD me programin e saj do t’u mundësojë shqiptarëve uljen e taksave, tarifave dhe faturave, duke u rikthyer 1 miliard euro çdo vit.

“Banka Botërore, Freedom House, Dhoma Gjermane e Tregtisë, Departamenti Amerikan i Shtetit, Shoqata e Investitorëve te Huaj dhe së fundi Anketa e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë atë që çdo shqiptar përjeton dhe ndjen përditë: përkeqësimin, thellimin e krizës, rënien ekonomike. Por Rama, Koco, Beqja dhe Ahmetaj me shokë, këta shkaktarë të këtij përkeqësimi që për vete kanë grabitur mbi 1 miliard euro me taksa të larta e korrupsion në tenderë dhe koncesione, nuk duan t’ia dinë, nuk duan ta shohin, nuk duan ta dëgjojnë”, – shprehet ndër të tjera në postimin e tij Lulzim Basha.

Kryedemokrati premton se PD do të mbështesë biznesin dhe fermerët, si dhe do të ndërtojë një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurt për të gjithë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje