Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Drejtorët e Ramës do të kontrollojnë Gjyqësorin

Basha: Drejtorët e Ramës do të kontrollojnë Gjyqësorin
August 30
13:59 2016

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se PD nuk do t’i bojkotojë punimet e Kuvendit, ku pritet që ditën e sotme të miratohen ligjet e Vetting-ut. Nuk dihet nëse opozita do e japë votën e saj për shkak se asnjë vërejtje ndaj amendamenteve nuk është marrë parasysh.

Kreu i PD-së e cilësoi projektligjin aktual si antikushtetues dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se sipas projektligjit, drejtorët e Ramës kontrollojnë Gjyqësorin dhe komisionerët e Vetting-ut.

“Alket Hyseni i Garancive Statuore të PS kontrollon Gjyqësorin dhe Prokurorinë. Arben Seferi, drejtor i kryeministrit, kontrollues i Gjyqësorit dhe komisionerëve. Rama kërkon kontroll tërësor politik të procesit të vlerësimit dhe për PD-në miratimi i ligjeve nuk është proces politik, por legjislativ dhe kushtetues. Mazhoranca është duke mbajtur një qëndrim antikushtetues dhe antikonsensus e PD do të ndjekë të gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese”,- është shprehur Basha. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje