Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Dako është bërë njësh me krimin. Duhet të shkarkohet

Basha: Dako është bërë njësh me krimin. Duhet të shkarkohet
December 15
11:43 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Basha e bëri këtë kërkesë menjëherë pas një takimi urgjent në Durrës me përfaqësues të kësaj force politike dhe këshilltarë demokratë të Bashkisë së Durrësit.

Gjithashtu Basha i bëri thirrje kryeprokurorit të nisë hetimin ndaj Vangjush Dakos.

“Lirohet nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe terrorizuar qytetarët e Durrësit. Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin dhe kundër qytetarëve. Shoqëritë ku politikën e drejton krimi janë shoqëritë ku nuk ofrohet zgjidhje dhe qytetarët i drejtohen emigracionit”,- tha Basha.

Më tej ai shtoi se Rama e ka përdorur krimin për të ardhur në pushtet dhe tani krimi po e përdor atë.

“Përditë e më shumë po bëhet e qartë se Rama ka humbur çdo lloj kontrolli mbi institucionet dhe pushtetin e ligjshëm. Zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë se kë përfaqëson Rama”,- shtoi më tej lideri demokrat. /Blitz.al/

Shperndaje