Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha akuza për vëllain e Fatmir Xhafës, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren

Basha akuza për vëllain e Fatmir Xhafës, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren
May 10
11:41 2018

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend, ku ka nisur direkt të hedhë akuza ndaj Fatmir Xhafës për vëllain e këtij të fundit.

‘Vëllai i Fatmir Xhafës është drejtues i një organizate kriminale mes Shqipërisë, Italisë, Polonisë e SHBA-së dhe furnizonte me heroinë’, tha Basha.

‘Jemi mbledhur sot në një nga momente më kataklizmike të demokracisë shqiptare. Fatmir Xhafa tha muaj më parë se është çështje e sajuar nga opozita: Nuk ka fakte, nuk ka prova, por dje opozita publikoi vendimin dhe dosjen e plotë të vëllait të Fatmir Xhafaj me 7 vjet e dy muaj burgim.

Vetëm dje Fatmir Xhafaj mërmëriti e mori kurajën të thojë se vëllai i tij ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Por faktet tregojnë të kundërtën se vëllai i Fatmir Xhafajt është furnizuesi i organizatës kriminale me heroikë e kokainë.

Vendimi bërë publik dje është vendim i gjykatës së lartë italiane që la në fuqi vendimin e gjykatës së Leçes, vendim i formës së prerë si kryetar i organizatës së trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës’, u shpreh Basha.

Më pas Deputetët e opozitës u ngritën më këmbë dhe rrethuan foltoren kur Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i mbylli mikrofonin kreut të PD-së Lulzim Basha, të cilit i kishte mbaruar koha e caktuar.

Kjo gjë nuk iu ka pëlqyer ligjvënësve opozitarë që nuk kanë lejuar vijimin e seancës normale. Pasi Ruçi ka njoftuar ndërprerjen e seancës, janë mbyllur edhe kamerat e televizioneve që transmetonin direkt.

Por duket se kreu i PD-së ka gjetur një zgjidhje, duke hapur transmetimin LIVE nga faqja e tij “Facebook”. Pas tij edhe Berisha ka bërë të njëjtën gjë, duke hyrë në transmetim direkt në të gjitha mediat informative dhe lexuar deklaratat e tyre.

 

 

Komento
Shperndaje