Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bari, kapet 1 ton e 350 kg drogë nga Shqipëria

Bari, kapet 1 ton e 350 kg drogë nga Shqipëria
January 22
09:27 2017

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza-s kanë arritur të sekuestrojnë 1 ton e 350 kg drogë në një skaf që ishte nisur nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane.

Droga u kap pranë qytetit të Barit dhe mësohet se ka pasur edhe një sinjalizim të autoriteteve shqiptare, çka bëri të mundur ndjekjen dhe kapjen e skafit me drogë, që mendohet se ka lidhje me një sasi droge të kapur dje në bregdetin shqiptar.

Guardia di Finanza bëri me dije se vuri në pranga 2 trafikantët shqiptarë që po transportonin drogën, konkretisht   G.I, 24 vjeç dhe B.K, 52 vjeç.

Ndjekja e skafit lundrues ka filluar që në Shqipëri, pas sinjalizimeve të ardhura për një sasi të madhe lënde narkotike që po trafikohej ilegalisht dhe pas një ndjekjeje prej disa orësh është arritur të konkludohet me kapjen e saj.

Aktualisht po punohet për të zbuluar më tepër rreth këtij rrjeti trafiku. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje