Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barcelona oferta masive për tranferimet, çfarë do të ndodh me Paul Pogba dhe Andres Iniesta

Barcelona oferta masive për tranferimet, çfarë do të ndodh me Paul Pogba dhe Andres Iniesta
August 03
15:27 2018

Barcelona po përgatitet për transferimet bujshme këtë sezon bëhet fjalë edhe për yllin e Manchester United Paul Pogba. Francezi duket i ngazëllyer nga perspektiva e tranferimit në Camp Nou sipas raporteve. Gjigandët spanjollë janë të prirur të forcojnë rolin e mesfushorit dhe pothuajse është mbyllur marrëveshja me Arturo Vidal. Por ata duan gjithashtu të sjellin një zevëndësim për ylli Andreas Iniesta dhe sipas Tuttosport drejtori ekzekutiv i Barcelonës Eric Abidal është takuar me Pogban në Los Angelos javen e kaluar dhe ka diskutuar një lëvizje të mundshme.

Stacioni spanjoll RAC1 madje pretendon se Barcelona është e gatshme të shesë Ousmane Dembele këtë verë – i cili është lidhur shumë me Arsenalin – në mënyrë që të financojë një lëvizje për Pogbën.

Pogba ka hedhur poshtë edhe thirrjen e Mourinhos për t’u rikthyer nga pushimi i tij pas Botërorit.25-vjeçari kushtoi një tarifë rekord rekord prej £ 89million kur u bashkua me Unitedin nga Juventusi dy vjet më parë dhe Barcelona do të duhet të paguajë më tepër se kjo shifër për ta tërhequr atë në Camp Nou tani.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje