Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barcelona me “dorë të hekurt”, bën gati 9 largime nga ekipi

Barcelona me “dorë të hekurt”, bën gati 9 largime nga ekipi
May 13
14:09 2017

Për një ekip si Barcelona është e rëndë që në një sezon të mos arrijë fitoren e një kompeticioni të rëndësishëm si Champions League po Liga Spanjolle BBVA.

Për këtë arsye, drejtuesit e skuadrës katalanase kanë bërë gati largimet nga ekipi. Kjo do të thotë se disa emra të njohur, blerje të rëndësishme të sezoneve të fundit me gjasë do të largohen dhe në ekip do të vijnë blerje të reja.

E përditshmja “Sport”, e cila njihet për afërsinë me klubin spanjoll, ka dhënë disa detaje për emrat që pritet të largohen.

Ajo ka publikuar një listë me nëntë raste të hapura të lojtarëve, që do të largohen këtë verë.

Emrat më të përfolur janë: Arda Turan, Alcácer , Cillessen, Rafinha, Aleix, Mathieu, André Gomes, Denis dhe Digne.

Barcelona duket se do ta pastrojë grupin nga lojtarët e panevojshëm, që nuk kanë dëshmuar potencial për një fanellë të tillë.

Kjo do të shoqërohet me afrim të elementëve të rinj, që do të përforcojnë katalanasit.

Një nga emrat më shumë të diskutuar është ai i brazilianit Coutinho, që shikohet si lojtari i duhur për mesfushën e Barcelonës.

Gjithashtu me shumë gjasa do të largohet trajneri Luis Enrique dhe në krye të klubit do të afrohet një emër i ri, që ende nuk dihet se kush mund të jetë, me qëllimin e vetëm rikthimin e klubit te triumfi. /Blitz.al/

Shperndaje