Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barack Obama optimist: Betejën me ISIS-in do ta fitojmë ne

Barack Obama optimist: Betejën me ISIS-in do ta fitojmë ne
October 18
10:19 2016

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka shprehur besimin se lufta ndaj Shtetit Islamik do të fitohet, edhe pse kjo gjë vazhdon të jetë shumë e vështirë.

“Koalicioni ynë qëndron i fortë kundër ISIS-it në të gjitha frontet. Vazhdojmë të eliminojmë drejtues të lartë të tyre në mënyrë që t’i ndalojmë të na kërcënojnë sërish. Po godasim infrastrukturat e tyre të naftës dhe rrjetet financiare, që të mos financojnë terrorizmin”, – ka thënë Obama.

Sipas presidentit amerikan, tashmë ISIS nuk arrin të kryejë më asnjë operacion të madh dhe është pozicionuar në mbrojtje, gjë që i jep koalicionit avantazh.

“Kjo betejë do të vazhdojë të jetë e vështirë, por unë kam besimin se ISIS do të humbë”, – shton Obama, ndër të tjera. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje