Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Barack Obama mban fjalimin e fundit si president i SHBA-ve. Të famshmit shpërthejnë në lot dhe lavdërime

Barack Obama mban fjalimin e fundit si president i SHBA-ve. Të famshmit shpërthejnë në lot dhe lavdërime
January 11
11:20 2017

Dje në mbrëmje, presidenti Barack Obama ka bërë fjalimin e tij të lamtumirës si kreu i SHBA-ve. Më 20 janar, Donald Trump do të betohet para kushtetutës së Amerikës si presidenti më i ri i vendit.

Pas fjalimit të Meryl Streep që la shumë mbresa në “Golden Globes”, figurat më të njohura të botës së artit amerikan kanë reaguar në masë në rrjete sociale për sa i përket një tjetër fjalimi shumë emocionues, atij të vetë Barack Obama-s.

Katy Perry: “Kjo do të thotë: objektiv jete!”

Shonda Rhimes ka qenë prezente në sallë: “Jam shumë krenare që e quaj veten në shtëpi, por shumë e mërzitur që duhet t’i themi lamtumirë presidentit tonë!”

Zendaya: “Më vjen për të qarë teksa dëgjoj këtë fjalim sot”.

Ariana Grande ka shpërndarë fotografinë e çiftit Obama dhe ka vendosur disa emoji të mërzitur dhe me zemra.

Priyanka Chopra: “Çfarë trashëgimie!” (referuar të gjithë familjes Obama)

Kerry Washington: “Po, ne mundemi!”

Gabrielle Union: “Jam ende duke qarë! Të dua, president Barack Obama!”

Elizabeth Banks: “Kjo lamtumirë kaq klas dhe elokuente është gjithçka do shpirti im patriotik”.

Alyssa Milano: “Faleminderit për shërbimin tënd, Barack Obama!”

Yara Shahidi: “Ai është magjik!”

Gina Rodriguez: “Herën e parë që e kam takuar të mrekullueshmin Barack Obama ai më tha: Je nga Chicago? Dhe unë bërtita: Po! Ti ke shërbyer mjaft mirë, z. President!

NE-YO: “Nuk dua që ky fjalim të mbarojë”.

/Blitz.al/

Shperndaje