Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Banori mbi çati, refuzon vendimin e shpronësimit

Banori mbi çati, refuzon vendimin e shpronësimit
March 15
20:53 2016

Vijon aksioni për prishjen e banesave te zona pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku janë shembur 5 banesa dhe priten të shemben edhe 6 të tjera. Njëri nga banorët e zonës ka kundërshtuar shembjen dhe në shenjë proteste ndaj aktit për vendimin e INUV-it ka hipur në çatinë e banesës për të mos lejuar shembjen e saj.

Shtetasi Shaban Tresani ka qëndruar rreth 30 minuta në çatinë e banesës së tij, duke refuzuar masën e shpronësimit që i ka dhënë shteti: 10 milionë lekë. Banorët e kësaj zone kanë ditë që protestojnë për këtë çështje dhe në disa raste ka pasur edhe përleshje me policinë.

 

Komento
Shperndaje