Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Banorët fitojnë gjyqin, pezullohet ndërtimi i thertores në Laknas

Banorët fitojnë gjyqin, pezullohet ndërtimi i thertores në Laknas
October 30
13:09 2019

Banorët e Laknasit kanë fituar gjyqin kundërndërtimit të thertores, e cila ishte parashikuar të ndërtohej në zonën e njohur “Plepat e Brukës”. Gjatë seancës në Gjykatën Administrative të Tiranës janë lexuar emrat e 300 banorëve të cilët janë kundër ndërtimit të thertores.

Seanca ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë ndërkohë që në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe ambientalisti Sazan Guri.

Banorët pretendojnë se një kompani private do të presë pyllin pranë kësaj zone dhe të ndërtojë aty tre thertore derrash.

 

Leja për këtë ndërtim është dhënë nga ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu tre ditë para se të bëheshin zgjedhjet e 30 qershorit, ku bashkinë e Kamzës e fitoi Rakip Suli i Partisë Socialiste.

Burimi: Shqiptarja.com

Share