Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Banorët e Himarës në protestë, kundërshtojnë shembjen e banesave

Banorët e Himarës në protestë, kundërshtojnë shembjen e banesave
October 31
12:29 2016

Banorët e Himarës kanë dalë sot në protestë para bashkisë së qytetit për të kundërshtuar prishjen e banesave.

Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë prishjen e banesave, ku është parashikuar projekti për rikonstruktimin e qendrës së qytetit. Me pankarta në duar, qytetarët i kanë drejtuar thirrje kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, si dhe kryeministrit Edi Rama që mos t’u shemben banesat.

Protestuesve pritet t’u bashkohen edhe Shoqata e Dukatit si dhe ajo e Myzeqesë. Projekti parashikon se do të shemben rreth 19 banesa në zonën e vijës bregdetare./Blitz.al/

Komento
Shperndaje