Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Banka Qendrore Europiane zbulon kartmonedhën e re 50€, ja kur do të hyjë në qarkullim

Banka Qendrore Europiane zbulon kartmonedhën e re 50€, ja kur do të hyjë në qarkullim
July 06
12:14 2016

Një kartmonedhë e re 50€ pritet të hyjë në qarkullim. Banka Qendrore Europiane ka njoftuar së fundmi se kartmonedha e re do të hyjë në qarkullim më 4 Prill 2017. Ky vendim shënon hapin e rradhës për t’i bërë më të sigurta kartmonedhat.

“Futja e kartmonedhës së re 50€ është një hap për t’i bërë kartmonedhat më të sigurta. Karakteristikat e saj do na ndihmojnë të mbrojmë paratë tona.”, tregoi ndër të tjera Yves Mersch, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane (ECB).

Kartmonedha 50€ cilësohet si kartmonedha euro e përdorur më gjerësisht, duke zënë 45% të të gjitha kartmonedhave në qarkullim. Ka më shumë kartmonedha 50€ në qarkullim sesa 5€, 10€ apo 20€.

Kartmonedha e re që ka portretin e Perëndeshës së Europës (një karakter nga mitologjia greke) dhe një numër me shkëlqim, ka të përmirësuara karakteristikat e sigurisë, çka e bën më të lehtë mundësinë për të kontrolluar vërtetësinë e saj. Kartëmonedhat e reja me karakteristika sigurie më të theksuara flasin për angazhimin e Eurosistemit në qarkullimin e parave të gatshme.

Komento