Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bangladesh – Sulm në një restorant. Të paktën 20 viktima!

Bangladesh  – Sulm në një restorant. Të paktën 20 viktima!
July 02
12:48 2016

Një sulm me armë ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin Daka të Bangladeshit.

Forcat e sigurisë flasin për të paktën 20 të vdekur në një restorant, mes të cilëve disa japonezë e mbi 10 italianë. Gjithashtu forcat speciale, me një ndërhyrje të shpejtë kanë arritur të lirojnë 13 pengje.

“Pati shumë të shtëna, por forcat tona arritën të futeshin në restorant.” Deklaroi një agjent.

Sipas asaj që thuhet nga burimet, viktimat janë masakruar  edhe nga goditjet e shpatave.

Komento
Etiketimet
Shperndaje