Blitz

 Breaking News

Bamirësia në kohën e koronës

Bamirësia në kohën e koronës
April 17
10:46 2020

 

Kohët ndryshojnë e bashkë me to, edhe heronjtë. Të tillë mund të quhen tashmë edhe mjekët, infermierët, policët, teknikët e internetit e telefonisë, shitësit e supermarketeve, punonjësit e bankave… Por mbi të gjitha, ata që nuk janë ndalur për asnjë çast që ne të kemi ushqime te freskëta e të shëndetshme në tavolinë, pra punonjësit e industrisë ushqimore.
Por kontributi i industrisë ushqimore nuk ndalet vetëm në furnizimin e vazhdueshëm të tregut me produkte të shëndetshme e të sigurta. Në këto kohë të vështira ata u janë bashkuar nismave të bamirësisë, duke dhuruar ushqime për njerëzit në nevojë. Një ndër to është “Lufra”, punonjësit e së cilës kanë paketuar e shpërndarë mbi 600 pako ushqimore për njerëzit në nevojë, në fshatin Thumanë, tek familjet e prekura nga tërmeti, por edhe në Bashkinë e Kamzës e të Lushnjës. Këto nisma u ndërmorën në bashëpunim me fondacionin “Firdeus” dhe “Fundjavë ndryshe”.

“Kemi ofruar atë që ne prodhojmë, atë që ne kemi në shtëpinë tonë të madhe, pra ushqimin e domosdoshëm për çdo shtëpi. Vërtet jemi biznes që prodhojmë, por fabrika jonë nuk ka vetëm makineritë e ftohta të teknologjisë së fundit, por ka edhe zemër të madhe. Kemi detyrim moral e përgjegjësi sociale për të ndihmuar sa të mundemi kategoritë në nevojë, jo vetëm me produktet “Lufra” por edhe me “Dukat”-in, ujin e ftohtë e të pasur me minelare, që rrjedh nga mali i Çikës në Llogora”. – pohoi Luis Ndreka, përfaqësues i “Lufrës”, duke shtuar se ndoshta vërtet s’mund të ndihmojnë këdo, por do ta hapin derën e zemrën për aq sa do të munden.

/Blitz.al/

Share