Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Balotelli: Ëndërroj “Topin e Artë”

Balotelli: Ëndërroj “Topin e Artë”
December 08
16:41 2016

Pas errësirës në karrierën e tij me Liverpool e Milan, duket se sulmuesi italian Balotelli ka rigjetur veten te klubi më i ri i Nizzës që besoi se Supermario mund të rikthehej fuqishëm dhe ai e ka justifikuar besimin.

6 gola të shënuar në po kaq ndeshje të luajtura është një shifër fantastike për italianin.

“Ronaldo e Messi janë të jashtëzakonshëm. Por nëse unë bëj një sezon pa dëmtime dhe kështu siç e kam nisur, nuk është e pamundur për të fituar Topin e Artë”,- tha Balotelli.

Edhe pse aktualisht ai luan në Francë, vijon të mbetet tifoz i Milan, pavarësisht se e nisi karrierën me Inter-in, rivalët e përjetshëm të kuqezinjve.

“Nëse do të kthehem në Itali, do të jetë vetëm Milan”,- shtoi ai.

Më tej sulmuesi tha se zgjodhi Francën si kampionat ku nuk kishte luajtur kurrë më parë dhe në një skuadër me lojtarë me nivel dhe me të ardhme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje