Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Balo “pushton” gjithçka në Nice

Balo “pushton” gjithçka në Nice
January 10
19:05 2017

Pasi ka pushtuar sërish faqet e para të gazetave dhe mediave online, Mario Balotelli ka pushtuar edhe muret e Nice-s, qytetit ku po luan aktualisht.

Në disa mure publike të qytetit janë vizatuar grafite me figurën e tij, pasi Balo është kthyer në simbol të kësaj skuadre, duke e ndihmuar të jetë në gjysmë të sezonit futbollistik në krye të Ligës 1 në Francë.

Duket se në Nice, SuperMario ka rilindur, duke u bërë kështu një nga shtyllat e ekipit që kur zëvendësoi Ben Arfa, i cili u largua për te PSG.

Me gjithë këtë dashuri kaq të madhe të tifozëve të Nice-s ndaj Balotellit, ai vijon problemet me kartonët e kuq që merr herë pas here, duke penalizuar jo pak ekipin. /Blitz.al/

Shperndaje