Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bagdad, ISIS ekzekuton 14 tifozë të Real Madridit

May 13
19:07 2016

...

...
Picture 1 of 3

Xhihadistë të Shtetit Islamik të armatosur me AK47-a kanë ekzekutuar disa tifozë të Real Madridit. Ngjarja ka ndodhur në Bagdad, ku 14 ndër tifozët të mbledhur në një kafene, u qëlluan me armë. Sipas dëshmitarëve, grupi islamik kryen vrasje brutale sa herë i gjykon rastet si anti-islamike.

“Grupi i terroristëve islamikë të ISIS erdhi në kafene i armatosur me AK-47 dhe qëlloi në mënyrë të rastësishme në drejtim të atyre që ishin brenda. ISIS nuk e pëlqen futbollin. Kjo është një tragjedi e tmerrshme.”, u shpreh presidenti i klubit.

Anëtarët e këtij klubi mblidhen rregullisht për të parë ndeshjet e Real Madridit ose përsëritjen e ndeshjeve të kaluara të këtij klubi sportiv.

Përgjegjësit e sulmit u larguan nga vendngjarja përpara kryerjes së një sulmi të dytë më vonë që u regjistrua në një treg afër zonës. Sipas burimeve mjekësore, katër vetë u vranë dhe dy mbetën të plagosur rëndë në këtë sulm.

ISIS ka marrë përgjegjësinë e një sërë sulmesh vdekjeprurëse të kryera në qytetin irakian gjatë kësaj jave, duke përfshirë edhe atë të së enjtes, ku më shumë se 100 persona mbetën të vrarë në shpërthime vetëvrasëse të ndryshme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje