Babai “superman” kuron të birin me autizëm: Kur asgjë nuk është e sigurt, çdo gjë është e mundur

Një baba ka postuar në internet një video ku ka dokumentuar progresin e shpejtë të të birit autik. Në videon e titulluar “Viti i parë i shërimit të një fëmije me autizëm”, Scott Shoemaker flet për përmirësimin e 3-vjeçarit Joshua, i ngecur fillimisht në gjendje të rënduar autizmi për shkak të vaksinës MMR.
Scott Shoemaker tregon se si pasojë e injektimit të kësaj vaksine, i biri kishte humbur kontaktin me sy dhe i ishte pakësuar fjalori. Ai kishte humbur aftësinë për të thënë minimalisht “mami” dhe “babi”, si dhe nuk reagonte kur e thërrisje në emër. I vogli nuk tregonte më interes për të luajtur me lodrat e tij, të cilat mjaftohej vetëm duke i radhitur, si dhe villte 3-4 herë në ditë.
Pas kësaj situate të rënduar, babai vendosi të reagojë duke filluar trajtimin e të birit me metale të rënda, çka mesa duket dhanë efekt pozitiv. Terapia e përdorur, e cila përfshin përdorimin e agjentëve kelatues për largimin e metaleve të rënda nga trupi, është një procedurë e rreptë mjekësore e përdorur si kundërhelm apo edhe për shërimin e helmimit nga plumbi.
Joshua vazhdon të përmirësohet; të bëjë vazhdimisht pyetje; të shfaqë interes për të luajtur futboll me vëllanë më të madh, si dhe dallon për imagjinatën shumë aktive.
“Kjo është ndoshta gjëja më e mahnitshme që kam përjetuar ndonjëherë. Unë kurrë nuk e kam bërë publike, përveçse në konferencat apo grupet konsultuese ku kam marrë pjesë. Sipas meje, ky rast është prova më e mirë se edhe fëmijët e diagnostikuar me autizëm mund të shërohen. Fëmija im, siç mund ta shihni edhe në video, ka bërë një rrugë të gjatë, ai nuk e dinte se e ka pasur atë problem derisa unë ia tregova pak kohë më parë. Ai është tashmë i rritur. Të gjithë duhet ta shohin këtë video. Më besoni, kur asgjë nuk është e sigurt, çdo gjë është e mundur”, – ka shkruar ndër të tjera, në Facebook, Scott Shoemaker, i cili uron të birin në ditën e tij të lindjes.