Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Babai “monstër” abuzoi me të bijën, e ëma: Nuk kam dëshmuar, policia thotë të kundërtën

Babai “monstër” abuzoi me të bijën, e ëma: Nuk kam dëshmuar, policia thotë të kundërtën
September 19
13:03 2016

Një nënë ka denoncuar përdhunimin e së bijës nga i ati. Shtetësja J. Gurakuqi është shprehur në emisionin “Me zemër të hapur” se bashkëshorti ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare për 10 muaj me radhë.

39-vjeçari u vu në prangat e policisë pas denoncimit të së bijës. Referuar dëshmisë së kësaj të fundit, ai ka abuzuar me të edhe gjatë rrugës për në shkollë.

“Vajzës i kishte rënë të fikët në shkollë. Unë e pyeta më pas, por nuk më tregoi. Nëse do e kisha ditur, do ta kisha vrarë burrin. Nga ana tjetër, djali nuk e beson këtë ngjarje të rëndë. Ai e do shumë të atin dhe beson te pafajësia e tij”, – ka deklaruar nëna e adoleshentes së përdhunuar.

E ëma e vajzës së abuzuar theksoi se nuk është marrë ende në pyetje lidhur me ngjarjen, ndërkohë që policia thotë të kundërtën. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje