Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Babai i Alvinit / Djalit i kam parë plagë të tmerrshme në trup, nuk i tregon

Babai i Alvinit / Djalit i kam parë plagë të tmerrshme në trup, nuk i tregon
November 12
11:57 2019

Alvin Berisha është kthyer në shtëpi pranë familjes. Pas shumë përpjekjesh për ta larguar nga kampi Al Hol në Siri, ai ia doli të shkonte në Itali ku  aktualisht banon babai dhe dy motrat e tij.

Eni Vasili dhe emisioni “Open” kanë udhëtuar drejt shtëpisë së Afrim Berishës dhe kanë intervistuar babain dhe Alvinin tashmë prej pak ditësh i bashkuar me familjen.

Afrim Berisha, i ati i Alvin foli për takimin e parë me Alvinin në Siri.
“Ishte një emocion i fortë. Me tha më merr me vete. Kur u desh të largohesha e ta lija aty, Alvin mendoi se do ta lija dhe s’do të kthehesha më. Ambasadori më tha që djali do të dalë. Aty sikur më pre shpresa. Nuk isha i bindur që po dola aty pa Alvin nuk do të mund të hyja prapë”- tha Afrim Berisha duke shtuar se i biri mendoi se pasi i ati pa gjendjen e tij të keqe fizike, pasi ishte i ënduar nuk do të kthehej më për Alvinin.

Familjarët kanë treguar se vogëlushi ka dhe plagë të tjera në trup, në pjesën e sipërme të këmbëve, të cilat nuk lejon askënd t’i shohë. Afrimi tregoi se Alvin ka marrë edhe plagë të tjera gjatë luftës në Siri. Përveç thembrës ai është  i plagosur edhe tek kofshët.

“Do bëj analiza për të parë nëse shëndeti i tij ëshë në rregull. Kur Alvin e kuptoi që i pashë plagët u vu në siklet”- tha Afrimi duke shtuar se 7 muajt e fundit Alvin ka qenë në spital. Nuk mund të ecte.

Psikologët e kanë ndaluar rreptësisht të flasë për përjetimet e tij në Siri. Ata u kanë thënë që Alvin duhet të zgjedhë vetë kur të flasë për atë çështje.

Alvin kupton shumë pak shqip, italisht nuk kupton dhe flet vetëm arabisht.

“Do shkosh të gjyshi në Shqipëri?- e pyeti Eni Vasili.

Afrimi, i ati tha se Alvin i ka thënë se do qëndrojë pak në shtëpinë në Itali dhe pastaj do të shkojë tek gjyshi në Shqipëri.

 

Share