Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Babai i Alda Canajt padit Gjebrean: “Të dënohet Ardit Gjebrea dhe televizioni ku u transmetua ajo intervistë”

Babai i Alda Canajt padit Gjebrean: “Të dënohet Ardit Gjebrea dhe televizioni ku u transmetua ajo intervistë”
March 17
12:27 2016

Intervista me Marjan Rrokun duket se do t’i kushtojë shumë moderatorit të “E diela shqiptare”. Përveç opinionit negativ, Gjebrea do të përballet edhe me gjykatat, pasi mësohet se mëngjesin e sotëm, babai i të ndjerës Alda Canaj, adoleshentes së vrarë në vitin 2001 nga ish-oficeri i SHISH-it, ka depozituar në gjykatë një padi ndaj Ardit Gjebreas. Fasni Canaj ka paditur për fyerje moderatorin e spektakleve, ndërsa çështjen në ngarkim e ka marrë avokati Saimir Visha. “ Të dënohet me burg Ardit Gjebrea. Të ndëshkohet edhe televizioni ku u transmetua ajo intervistë”, – ka qenë një nga kërkesat e babait, i cili në një ditë dhe nga një dorë humbi dy pjesëtarë të familjes: gruan dhe vajzën.

Historia e Alda Canajt dhe nënës së saj, që u vranë me armë zjarri në vitin 2001, u risoll në emisionin “E diela shqiptare”, në ciklin “24 orë me…”, në televizionin “Klan”, ku moderatori intervistoi të burgosurin brenda në qeli. Rroku rrëfeu që kishte vrarë nënë e bijë dhe shprehej se ishte penduar. Rrëfimi nga burgu i Marjan Rrokut indinjoi pjesëtarët e familjes Canaj, duke çuar kështu çështje në gjyq.

Shperndaje