Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Babagjyshi i dhunshëm

Babagjyshi i dhunshëm
December 24
14:16 2016

Disa besojnë te babagjyshi, disa jo. Por të paktën një mendim e kemi të njëjtë. Supozohet se babagjyshi është i paqtë, me mjekër dhe i dashur me fëmijët.

Një panoramë të tillë nuk e kemi parë aspak në kufirin mes Izraelit dhe Palestinës.

Një babagjysh palestinez ka hedhur gaz lotsjellës dhe është përplasur me forcat izraelite.

Në protestën e zhvilluar kundër murit që po ndërtohet në Bregun Perëndimor në Betlehem të Izraelit ka marrë pjesë edhe një person i veshur si babagjyshi.

Pas hedhjes së gurëve, policët izraelitë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Më pas protestuesi babagjysh është shembur në tokë nga policët izraelitë, pasi hodhi disa herë pas bombolat me gaz lotsjellës.

Prej viteve ’50, Izraeli dhe Palestina janë në konflikt, pasi asnjëra nuk e pranon ekzistencën e tjetrës. /Blitz.al/

babagjyshi

Komento
Shperndaje