Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Azilantja shqiptare në Gjermani: “Më dehën dhe më përdhunuan rojet e sigurisë”

Azilantja shqiptare në Gjermani: “Më dehën dhe më përdhunuan rojet e sigurisë”
August 14
17:54 2016

Një azilante shqiptare në kampin refugjatëve në Burbah të Gjermanisë deklaron se është rrëmbyer dhe përdhunuar nga katër punonjës të kampit. Gruaja tregon se një punonjës e ka ftuar për të pirë një gotë së bashku me kolegët e tij. Më pas ajo ka rënë pa ndjenja  dhe ka përfunduar në një shtëpi me katër personat. Sipas saj, punonjësit e kanë dehur dhe më pas e kanë përdhunuar.

Një tjetër shqiptar dëshmon se e ka parë gruan kur punonjësit e sigurisë e kanë nxjerrë jashtë pa ndjenja, por prokurorët e çështjes thonë se është e vështirë për t’u hetuar. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë dhe nuk mund të përcaktohet nëse është përdhunuar apo jo. Rojet e sigurisë  kanë mohuar akuzat e gruas./Blitz.al/

Komento
Shperndaje