Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avokati: Piloti Guidi s’ka lidhje me drogën. Krimet e Rënda nisin hetimet për dekonspirim të hetimit

Avokati: Piloti Guidi s’ka lidhje me drogën. Krimet e Rënda nisin hetimet për dekonspirim të hetimit
September 20
21:51 2016

Nga Anduena Llabani

Në emër të sekretit hetimor, avokati ligjor i pilotit italian, deklaroi se klienti i tij është në dispozicion të organit hetimor. Edhe pse ndaj tij prokuroria dhe avokati nuk konfirmojnë se ka një status “Dëshmitar i penduar” apo “Bashkëpuntor i Drejtesisë”, vendodhja e tij mbahet e fshehtë. Askush nuk tregon se ku qëndron një javë pas rënies në Ishëm me avionin e tij, Guido Andrea Guidi. Avokati ligjor i Guidit deklaroi se në Shqipëri kanë ardhur dhe fëmijët e Guidit, i cili deklaroi se ndodhet në Shqipëri për turizëm.

Edhe pse historia duket e mbushur me mistere dhe të fshehta , askush nuk di ku mbahet I fshehur piloti italian. Ai ka dëshmuar për llogari të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, një orë pas rënies së avionit. Por sot Guidi edhe pse u përfol se kaloi ilegalisht kufirin ajror, është një njeri i lirë. Asnjë akuzë zyrtare nuk është ngritur ende ndaj tij. Asnjë gjykatë nuk ka vendosur një masë sigurimi ndaj tij, ndërsa nën zë, prokurorët e çështjes pranuan disa ore pas dëshmisë se tij se ai ka pranuar të bashkëëpunojë.

Mesa duket ishte dhe pakti për ta rikthyer të lirë. Burime zyrtare të Policisë së Durrësit konfirmuan në orët e vona të mbremjes të së martës se Guido Andrea Gudi mbahet në ambientet e Policisë së Qarkut Durrës.

Një javë pas ngjarjes, policia dhe prokuroria po hetojnë në disa pista hetimi. Në rrethin e kuq të hetimeve janë deri tani 9 persona, shqiptarë dhe Italian. Në Itali, po kryhet një hetim paralel për të njëjtën çështje, “Trafikim të lëndëve narkotike me avion privat”.

Mbetet për tu parë nëse “Dosja Guidi” do të jetë ende një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda apo do i delegohet për kompetence Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Për çështjen, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nisur edhe hetime për nxjerrje sekreti hetimor, si dhe kanë sekuestruar shumë mjete. Mes tyre edhe dy aparatë celularë të gazetarit Artan Hoxha, i cili deklaroi se ka prova dhe fakte që tregojnë implikime në rang kryeministrash dhe ministrash, drejtuesish të lartë të policisë në trafiqe.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje