Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avokati italian italian i Elvis Rroshit: Kam përgjegjësinë të mbroj kryebashkiakun e dashur për popullin

Avokati italian italian i Elvis Rroshit: Kam përgjegjësinë të mbroj kryebashkiakun e dashur për popullin
June 15
10:55 2016

Avokati i kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, Theodhori Sollaku, ka thënë gjatë një konference për shtyp se në rastin e klientit të tij, Elvis Rroshi, ligji është aplikuar në mënyrë të padrejtë. I pranishëm në konferencën për mediat ishte dhe avokati italian, i ardhur enkas nga Italia për të mbrojtur Rroshin.

“Kam nderin dhe përgjegjësinë për të mbrojtur një kryebashkiak të dashur për popullin. Kam besim se Gjykata Kushtetuese shqiptare do dijë të ndërhyjë dhe reagojë për të rregulluar këtë padrejtësi për Elvis Rroshin.”, u shpreh ndër të tjera avokati italian, i cili deklaroi më tej se vepra për të cilën Rroshi akuzohet është konsideruar e shuar më 28 shkurt 2000.

Etiketimet
Shperndaje