Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avokati i pilotit italian: Erdhi për turizëm, s’ka bërë pakt me prokurorinë

Avokati i pilotit italian: Erdhi për turizëm, s’ka bërë pakt me prokurorinë
September 19
11:27 2016

Avokati i pilotit italian Guido Andrea Guidi, ka hedhur poshtë akuzat ndaj klientit të tij dhe mbështet deklaratën e parë që 69-vjeçari dha fillimisht për policinë, ku deklaroi se ndodhej në Shqipëri për turizëm.

“Piloti italian kishte ardhur për turizëm. Nuk është e vërtetë që Guidi merrej me drogë dhe nuk ka bërë asnjë pakt me prokurorinë”, – ka deklaruar avokati Ndrejaj teksa ka mohuar që në telefonin e pilotit italian të jenë gjetur kontakte të porositësve të drogës.

“Guidi nuk ka folur për emra të porositësve të drogës. Në telefonin e tij u gjetën vetëm emra të familjarëve. Akuza e vetme ndaj tij është për shkeljen e hapësirës ajrore. Ulja e avionit ishte një veprim i detyruar pas defektit që pësoi në ajër”, – është shprehur ai më tej.

Avioni tip “Piper”, me pilot 69-vjeçarin italian Guido Andrea Guidi, ra të enjten e kaluar në grykëderdhjen e Ishmit, gjatë manovrave për uljen e tij.  /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje