Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avokati braktis babanë përdhunues të 15-vjeçares: Morali s’më lejon ta mbroj

Avokati braktis babanë përdhunues të 15-vjeçares: Morali s’më lejon ta mbroj
September 21
09:29 2016

Arben Keta, avokati i të pandehurit Fatos Gurakuqi, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare, ka bërë me dije përmes një deklarate se nuk do ta mbrojë më klientin e tij. Ky është një vendim personal, për të cilin ai u shpreh për “GSH” se e mori në momentet e fundit të hetimeve paraprake.

Avokati bëri të ditur se pasi mori çështjen, kishte biseduar me klientin dhe ky i fundit e kishte bindur që nuk e kishte kryer atë veprim. Por zbardhja e analizës së ADN-së e ka shokuar avokatin. Ai theksoi se pavarësisht të drejtës që i jep ligji në këtë rast, morali nuk e lejon ta mbrojë.

Të pranishëm në seancën gjyqësore ka qenë edhe bashkëshortja e të pandehurit dhe i biri 11-vjeçar. Ky i fundit ka deklaruar se nuk shkon në shkollë pasi shokët e tij e tallin dhe e shajnë. Lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të atin, ai ka deklaruar: “Babai im nuk i bën këto gjëra”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje