Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avioni me drogë në Itali, zbulohet emri i shqiptarit tjetër të përfshirë

Avioni me drogë në Itali, zbulohet emri i shqiptarit tjetër të përfshirë
May 17
10:41 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me avionin me drogë që u kap nëntë muaj më parë në Torino të Italisë. Sipas gazetës “La Stampa” në këtë trafik droge janë të përfshirë edhe dy persona. Është bërë publik emri i shqiptarit Vladimir Kolaj dhe i bashkëshortes së tij rumune Gina Manole.

Shqiptari dhe gruaja e tij, gjithashtu pjesë e bandës që shpërndante kokainë dhe grabiste banesa në Italinë Veriore, u vunë në pranga më 25 prill 2016. Shqiptari Kolaj ishte një ndër 13 shqiptarët që u vunë në pranga mes 15 personave.

Më 7 shtator 2015, në avionin e vogël u gjetën dhe sekuestruan rreth 80 kg kanabis të ardhur nga Shqipëria dhe u vunë në pranga Maksim Llanaj 37 vjeç, Pasquale D’Ambrosio 58 vjeç, Fitor Alliaj 43 vjeç dhe Rosario Campisi.

Etiketimet
Shperndaje