Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avioni i “Singapore Airlines” përfshihet nga zjarri teksa bënte ulje emergjente

Avioni i “Singapore Airlines” përfshihet nga zjarri teksa bënte ulje emergjente
June 27
10:55 2016

Fluturimi “SQ368” i nisur nga Changi drejt Milanos është ndalur në Singapor pas raportimit të një defekti në motor. Avioni me 241 persona u përfshi nga zjarri teksa bënte ulje emergjente. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua në bordin e Boeing 777-300ER, por ekuipazhit prej 19 personash dhe 222 pasagjerëve iu desh të kalonin disa minuta torture në bord.

Pasi arritën të shpëtonin, pasagjerët kanë përshkruar minutat plot ankth dhe frikë për jetën. “Ishim aq pranë vdekjes. Falënderoj Perëndinë që jam gjallë. Do të shkoj në shtëpi dhe do të përqafoj fëmijët e mi”,- u shprehën disa prej tyre.

“Pasagjerët zbritën përmes shkallëve dhe u transportuan menjëherë në ndërtesën e terminalit me autobus. Pasagjerët do të transferohen në një tjetër avion për të udhëtuar më pas drejt Milanos”,- shkruhej ndër të tjera në deklaratën e kompanisë ajrore. “Singapore Airlines” ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet vendase. Në historinë e saj, kompania renditet me vetëm një aksident ajror të shënuar gjatë itinerarit Singapor-Los Angeles me 83 viktima.

Etiketimet
Shperndaje