Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avioni i Kombëtares bën ulje urgjente në Francë

Avioni i Kombëtares bën ulje urgjente në Francë
June 20
15:05 2016

Në Francë, avioni me të cilën kanë udhëtuar futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë bërë një ulje të detyruar. Për këtë ulje shkak u bë moti i keq. Udhëtimi që Kombëtarja po kryente ishte nga Lioni për në qëndrën ku ata stërviten në Peros Guirec.

Pak pas nisjes nga Lioni, moti i keq nuk ka lejuar më tej fluturimin ndaj dhe avioni është ulur sërish në Lion.

Përfaqësues të Kombëtares, të kontaktuar nga News 24 kanë thënë se i gjithë ekipi është mirë ndaj nuk duhet të shqetësohet askush, ishte thjesht një ulje e detyruar për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm.

Shperndaje