Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avionët ushtarakë kinezë pranë hapësirës ajrore japoneze, tensione mes dy vendeve

Avionët ushtarakë kinezë pranë hapësirës ajrore japoneze, tensione mes dy vendeve
September 26
12:33 2016

Tetë avionë ushtarakë kinezë, që fluturuan mes ishujve  Okinava dhe Miyakojima, kanë shkaktuar tensione mes Kinës dhe Japonisë. Bëhet fjalë për avionë bombardues, mbikëqyrës dhe një avion luftarak.

Në deklaratën e saj, Kina u shpreh se ata ishin pjesë e 40 avionëve që ishin duke kryer një stërvitje rutinë. Pavarësisht se ata nuk kanë kaluar në hapësirën ajrore japoneze, ky veprim është parë si një shfaqje force nga ana e Kinës.

Ky veprim i shtetit kinez ndodh një javë pasi Japonia deklaroi se do të marrë pjesë në  stërvitjet e përbashkëta të trajnimit me marinën amerikanë në detin e Kinës Jugore.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze tha se Japonia do të vëzhgojë nga afër lëvizjet ushtarake të Kinës. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje