Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avionët luftarakë danezë bombardojnë për herë të parë ISIS-in në Siri

Avionët luftarakë danezë bombardojnë për herë të parë ISIS-in në Siri
August 05
16:50 2016

Avionët luftarakë danezë kanë bombarduar për herë të parë Shtetin Islamik në Siri. Lajmi është bërë i ditur këtë të premte nga ushtria daneze, e cila është shprehur se Danimarka ka zgjeruar luftën kundër Shtetit Islamik, përcjell Blitz.al.

Katër avionë F-16 bombarduan qytetin Raqqa, duke synuar komandën e kontrollit, rezervat e armëve dhe personelin. Shefi i Forcave Ajrore në Danimarkë, Jan Dam, tha për mediat daneze se bombardimet janë një “kontribut” i rëndësishëm për koalicionin ndërkombëtar në luftën kundër ISIS-it, të cilës i është bashkuar edhe Danimarka.

Burime të ushtrisë daneze bëjnë me dije se Danimarka ka kryer 67 misione, duke lëshuar 93 bomba  në zonat e Shtetit Islamik. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje