Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autostrada Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Autostrada Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin
October 17
19:31 2016

Nga Anduena Llabani

Më 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A.M. ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e qarkullimit rrugor Tiranë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje