Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autostrada Tiranë-det-Durrës

Autostrada  Tiranë-det-Durrës
November 08
10:38 2016

Ditën e sotme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, janë shfaqur një sërë problemesh në vend, kryesisht në Tiranë e Lezhë. Deri tani fatmirësisht nuk raportohen probleme në jetë njerëzish, por situata aktualisht është kaotike.

Në Lezhë një sërë rrugësh janë përmbytur në qytet.

Ndërkohë Tirana në shumë prej rrugëve të saj kryesore është mbuluar nga uji, një situatë kjo që përsëritet për të disatën herë.

Më problematike paraqitet situata në autostradën Tiranë-Durrës, pasi pranë Vorës uji ka marrë me vete mbrojtëset anësore të autostradës, duke bllokuar për shumë kohë qarkullimin. /Blitz.al/

autostrada

Komento
Shperndaje