Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autostrada Milot-Morinë, fituese shpallet kompania turke

Autostrada Milot-Morinë, fituese shpallet kompania turke
July 22
15:20 2016

Ministria e Transporteve ka njoftuar oferta e kompanisë turke është shpallur oferta e preferuar për dhënien me konçesion të ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive, kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” u shpall fitues nga Komisioni i Vlerësimit në bashkëpunim me konsulentin ndërkombëtar “IFC”.

Në krahasim me dy ofertat e tjera, “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 Euro, investim fillestar të propozuar në shumën 50,622,174 Euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,604,079 Euro.

Oferta e kompanive u shqyrtua nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke pasur parasysh objektivin kryesor në këtë koncesion, përcaktimin nëse një ofrues ka kapacitetin e nevojshëm për implementimin e projektit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje